Nagelsmann: Jam mirë, do të karantinohem për 14 ditë

Nagelsmann: Jam mirë, do të karantinohem për 14 ditë

Julian Nagelsmann ka folur për mediet pas gjendjes jo të mirë që e pati.

Trajneri i Bayern Munich ka thënë se po ndihet mirë tani dhe gjithçka është kaluar pa probleme për të.

Nagelsmann i mungoi skuadrës në humbjen turpëruese ndaj Gladbach, por thotë se do të kthehet për ndeshjen e Champions League.

“Jam mirë, çdo gjë është mirë. Shpresoj të kthehem të martën, pastaj do të kem karantinimin 14 ditor të kërkuar, dhe do të kthehem më pas për Champions League”, ka thënë Nagelsmann, transmeton Periskopi.

Nagelsmann rezultonte pozitiv me Covid-19 gjatë 21 tetorit, pas disa simptomave të lehta që iu shfaqën atij. /Periskopi/

Shpërndaje në: