Rrahmani me shokë ‘fluturojnë’ drejt kreut të Serie A: Me lehtësi kalojnë testin e quajtur ‘Bologna’

Rrahmani me shokë ‘fluturojnë’ drejt kreut të Serie A: Me lehtësi kalojnë testin e quajtur ‘Bologna’

Napoli ka mposhtur me lehtësi Bolognan, 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10 në Serie A.

Napolitanët, me Amir Rrahmanin në zemër të mbrojtjes për 90 minuta, ishin domunes përgjatë tërë takimit, derisa golin e parë e shënuan në minutën e 18 përmes Ruiz.

Dy gola nga Lorenzo Insigne, të dy nga penalltia, në minutat 41′ dhe 62′, ia vulosën fitoren vendësve.

Me këtë fitore, Napoli siguron vendin e parë me 28 pikë, vetëm falë goldallimit më të mirë se Milanin që ka po aq pikë.

Meqë ra fjala, dyshja Rrahmani-Koulibaly ka qenë e jashtëzakonshme në zemër të mbrojtjes, derisa kanë pësuar vetëm tre gola deri tash. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: