Në sy të Fifit, Graniti shihet në pishinë me banoren e re
Banorët e Big Brother VIP sot janë duke e bërë provën e javës që është caktuar nga “Vëllai i Madh”.
Një varkë është vendosur në pishinën e shtëpisë, së cilës i është hequr një tapë që kishte në të, dhe ajo gjithë kohës do të mbushet me ujë, derisa banorët dy e nga dy do futen në të për ta larguar ujin me kove.
Në mesin e atyre që e kanë bërë këtë provë janë edhe Graniti dhe banorja e re, Sarah.
Ata janë parë në varkë duke tentuar ta përfundojnë këtë sfidë.
Gjatë gjithë kohës, afër pishinës ka qëndruar Fifi, e cila që nga fillimi ka pasur një lloj afrimiteti me Granitin.
Fifi ka kërcyer aty bashkë me Palomën dhe Arditin/Gazeta Express