Kërcisni gishtat, qafën apo duart? Ja çfarë ju ndodh pas disa vitesh
Dikush mund të besojë ende tek miti se duke kërcitur gishtat do të kemi më shumë shpenzime apo se dhe paratë mund të na mbarojnë së shpejti… Por, kjo është thjesht një legjendë e vjetër që nuk ka lidhje me atë se çfarë ndodh kur nyjet kërciten. Ka njerëz të cilët nuk munden dot ta shikojnë e as ta dëgjojnë dikë që padashje mund të kërcasë gishtat, mund të lëvizë gjurin apo qafën të cilat shkaktojnë një zhurmë paksa shqetësuese.
Por çfarë ndodh me nyjet tona kur i kërcasim dhe a është kjo një shenjë e keqe? Kërcitja e herëpashershme e qafës apo gishtave të dorës supozohej se mund të bëhej shkak për zhvillimin e artrit më vonë. Por, në fakt zhurma që dëgjojmë nga nyjet tona ka të ngjarë të jetë për shkak të lëvizjeve të kockave njëra mbi tjetrën, shkruan Shije. Kështu, muskujt tendosen duke u bashkangjitur me kockat. Në vitin 2015, një grup studiuesish nga Kanadaja përdorën rezonancën magnetike për të hetuar mekanizmat e kërcitjeve të nyjeve.
Ata arritën në përfundimin se kërcitja ndodh si rezultat i formimit të hapësirës në flluskat e lëngut synovial një substancë që gjendet në zgavrat e nyjeve.Ky lëng ka qëndrueshmëri të ngjashme me të bardhën e vezëve dhe funksioni i saj është të reduktojë fërkimet gjatë lëvizjeve të gjymtyrëve.