“Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

“Mashtruesit” dietalë: Ku gabojmë kur është fjala për kaloritë?

Revista Shape, transmeton Telegrafi, ka përpiluar listën e artikujve “më mashtrues” dietalë. Lexoni se cilat janë ato:

1. Rrushi i tharë
Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori. Rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori.

2. Ëmbëlsirat me oriz
Edhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta.

3. Çokollata e zezë
100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori. Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër.

4. Vaji i ullirit
Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”.

5. Salmoni
Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën. Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz.

7. Thërrimet e bukës
Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj. /Telegrafi/

Shpërndaje në: