Historike: Luksemburgu bëhet shteti i parë në Evropë që legalizon kanabisin
Të rriturit në Luksemburg do të lejohen që të mbjellin deri në katër bimë kanabisi në shtëpitë apo bahçet e tyre, duke e bërë këtë vend të parin në Evropë që legalizon prodhimin dhe kultivimin e drogës.
Njoftimi erdhi gjatë ditës së sotme [e premte] nga qeveria e Luksemburgut dhe që pritet të bëj ndryshime fondamentale në qasjen e shtetit ndaj përdorimit rekreacional të kanabisit.
Nën legjislacionin e ri, populli prej moshës 18 vjeçare e tutje do të ketë mundësinë që të mbjell deri në katër pemë kanabisi për përdorim personal, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Edhe blerja e kanabisit do të jetë e lejueshme pa pasur ndonjë kufizim në sasinë e tij.
Qeveria tha që do të ishte e mundshme të bliheshin faret nëpër dyqane, të importoheshin apo bliheshin online. /Periskopi