Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë shkaku i SpaceX
Elon Musk tashmë është bërë personi më i pasur në botë. Por, do të jetë kompania SpaceX, dhe jo prodhimi i veturave elektrike, që do t’ja japë atij statusin e trilionerit.
Kompania private e eksplorimit të hapësirës “po sfidon çdo nocion të paramenduar të asaj se çka ishte e çka s’ishte e mundur, “ thotë Analisti Adam Jonas nga kompania analitike Morgan Stanley.
Aktualisht, SpaceX përbën më pak se 17 për qind të pasurisë prej 241 miliardë dollarësh të Elon Muskut, sipas Indeksit të pasurisë nga Bloomberg, përcjell Periskopi.
Edhe më herët Musk është vlerësuar si një prej kandidatëve për t’u bërë trilioneri i parë i botës, por kryesisht për shkak të parashikimeve në performancën e kompanisë Tesla.
Musk besohet se ka në pronësi gjysmën e kompanisë SpaceX.
Së fundi është qeveria shqiptare ajo që ka kontraktuar Muskun për t’i dërguar dy satelitë shqiptarë në hapësirë, njërin në muajin mars 2022 dhe tjetrin në muajin qershor 2022.
Besohet që ka përpjekje edhe nga Kosova, më konkretisht deputeti Jahja Kokaj, për të ndërtuar një raketë hapësinore gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti II. /Periskopi