Kujdes kë shikon në sy: Andy Robertson u ‘zhduk’ nga faqja e dheut pasi ia nguli sytë Antoine Griezmannit

Kujdes kë shikon në sy: Andy Robertson u ‘zhduk’ nga faqja e dheut pasi ia nguli sytë Antoine Griezmannit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ishte në anën e gabuar të një konfrontimi me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, të martën mbrëma.

Griezmann, i cili shënoi të dy golat e Atleticos atë natë, sapo kishte marrë kartonin direkt të kuq pasi zuri Roberto Firminon me këmbën lart.

Ylli i Atletit – së bashku me lojtarët e tjerë të skuadrës, stafin dhe fansat – qartazi mendonin se vendimi ishte i rëndë, transmeton Periskopi.

Griezmann, i cili po e shikonte topin derisa po binte nga lart, nuk pati asnjë qëllim ta godiste Firminon në kokë.

Por gjyqtari gjerman, Daniel Siebert e konsideroi ndërhyrjen si të rrezikshme dhe, pas një pauze të shkurtër, ia tregoi të kuqin francezit.

Robertson u pajtua me vendimin e Siebert dhe iu afrua për ta shikuar sy-më-sy Griezmannin disa momente më vonë.

Skocezi ka zhvilluar një reputacion si agresor ndaj rivalëve, por bashkëlojtarët e Griezmannit nuk e patën ndërmend ta lejonin.

E vështirë të themi nga ritransmetimi sepse incidenti ndodh shpejt, por duket se Jose Gimenez është lojtari i cili e ‘zhdukë’ nga pamja e Griezmannit mbrojtësin kundërshtar. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: