Lutuni që të mos ngrihemi: Sa do të zgjas Kriza e Energjisë që ka kapluar botën?
Duke provuar që të marrë veten nga Covidi, bota turrazi ka rënë në një krizë energjetike. Një krizë e tillë kishte ndodhur në vitin 2008.
Çmimi i naftës së papërpunuar është ngritur për 65% këtë vit. Gazi, mbi 3 dollarë për galon në pjesën më të madhe të Amerikës, është më i shtrenjtë prej vitit 2014.
Ndërsa gazi natyror, që ofron më shumë se 30 për qind të elektricitetit në ShBA dhe një pjesë të madhe të nxehjes gjatë dimrit, është dyfishuar këtë vit.
Edhe qymyri ka eksploduar, me Kinën dhe Indinë që po mihin sa po munden. Çmimi i qymyrit amerikan është rritur 400 për qind këtë vit.
Situata është edhe më e keqe në Evropë, ku çmimet e rrymës janë pesëfishuar dhe çmimet e gazit natyror janë rritur ndjeshëm.
E gjithë kjo po ushqen edhe më shumë inflacionin, duke i shtyrë çmimet për metale me energji intenzive si nikeli, çeliku e silikoni. Plehu, që bëhet kryesisht nga gazi natyror, është rritur shfrenueshëm prej 2008-s në gati 1 mijë dollarë toni.
Do të na duhet të përballemi me inflacionin nëse arrijmë t’i mbijetojmë sfidës që të mos ngrihemi këtë dimër.
Kënd ta fajësojmë për gjithë këto telashe? Një kombinim faktorësh. Fillon me bankat qendrore që ngulmojnë në shkalla interesash të ulëta artificiale dhe me rrjedhjen e parave të lira pavarësisht nivelit rekord të shpenzimeve të konsumatorëve. Shtoji kësaj edhe që Rusia nuk po jep aq shumë gaz në Evropë sa pritej.
Por rrënjët e problemit janë edhe më të thella. Dhe problem i madh është që energjia e ripëtëritshme nuk po tregohet e mjaftueshme për ta mbushur zbrazëtinë. Në korrik, burimet e energjisë së ripërtërishme nuk ofruan as 10 për qind të gjenerimit total të energjisë.
A ka esklauar e gjithë çështja tepër shpejt? Gjermanët i kanë rënë pishman që i kanë mbyllur impiantet e energjisë nukleare dekadën e kaluar.
Ekonomisti Ed Yardeni e ka përmbledhur më mirë se të tjerët këtë javë duek thënë: “Të ripërtrishmet [burimet e energjisë] nuk janë gati për të marrë rolin kryesor. Dhe në vend të një tranzicioni të mirëmenduar, turri për të eleminuar lëndët djegëse po shkakton që çmimi i tyre të rritet dhe të shkëpus furnizimin e përgjitshëm të energjisë.”
Lutuni për ndonjë zbulim epokal në fuzionin nuklear, dhe mos harroni që herën e fundit që u shfaq një fluskë e tillë e rizës energjetike [2008] ndihmoi Recesionin e Madh. /Forbes/ Periskopi