Batatina fitoren e 100-të me Llapin ia dedikon Zahir Pajazitit
Klubi i Llapit e ka mposhtur bindshëm me rezultat 0-6 skuadrën e Ulpianës në udhëtim.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ulpianës, fitore kjo e 100’ta e tij si trajner.
Pas ndeshjes, Batatina me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se këtë fitore ia kushton komandantit legjendar, Zahir Pajazitit.
Postimi i Batatinës:
“Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së!Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim!I juaji
Tahir BatatinaVazhdojmë