Traktor apo mbrojtës: As rezervist nuk do ta mbante askush Maguiren, te Man United është startues
Harry Maguire ishte një prej heronjve të Anglisë në Euro 2020.
Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit shkëlqeu në këtë kompeticion, me paraqitjen e tij më të mirë që erdhi në fitoren 2-0 kundër Gjermanisë në ‘Wembley’.
Por prej kur u rikthye në klub për sezonin 2021/22, Maguire e ka pasur shumë të vështirë.
Vështirësitë e 28-vjeçarit kanë qenë evidente për të gjithë që t’i shohin dhe në humbjen 4-2 nga Leicester City të shtunën, ai ishte absolutisht i tmerrshëm, transmeton Periskopi.
Maguire ishte fajtor për tre prej golave të ‘Dhelprave’, që e bën vendimin e Ole Gunnar Solskjaerit për ta rikthyer me nxitim në skuadër pas lëndimit, edhe më të çuditshëm.
Dhe për t’i hedhur kripë plagës, një fans i futbollit në Twitter pa mëshirë është tallur me startin e sezonit të kapitenit të Unitedit me një video sy-hapëse.
Shikoni pamjet më poshtë.
Harry Maguire – 2021/22 ??♀️
— CF Comps (@CF_Comps) October 17, 2021
Një traktor i vërtetë, që vështirë se do të ishte qoft edhe rezervist te ndonjë klub tjetër i madh evropian.