Ylli i Premier Leagues konfirmohet me kancer në testikuj
Norwichi ka njoftuar se portieri, Dan Barden është diagnostifikuar me kancer në testikuj.
Barden, 20-vjeçar, iu nënshtrua testeve të tjera pasi mori diagnozën fillestare, transmeton Periskopi.
Në disa javët e ardhshme, i riu do të fillojë programin trajtues për ta rikthyer shëndetin e plotë.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi ylli i Bournemouthit, David Brooks zbuloi se është diagnostifikuar me Hodgkin Lymphoma. /Periskopi.com/