Milan bën mrekullinë, rikthehet nga dy gola disavantazh dhe merr tri pikë ndaj Veronas

Milan bën mrekullinë, rikthehet nga dy gola disavantazh dhe merr tri pikë ndaj Veronas

Skuadra e Milan ka treguar karakter të jashtëzakonshëm në sfidën kundër Veronas.

‘Rossoneri’ ishin me dy gola disavantazh në fund të pjesës së parë, por në pjesën e dytë arritën të shënonin tri herë për të marrë tri pikët, shkruan Periskopi.

Verona kalonte në epërsi me anë të Caprari, në minutën e 7’ të takimit, kurse për dyfishimin e epërsisë kujdesej Barak, i cili shënonte nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Milan tregoi një fytyrë krejt tjetër. Ata hapën serinë e golave me anë të Olivier Giroud, në minutën e 59’.

Kurse, për përmbysjen u përkujdesen Kessie (nga pika e bardhë 76’) dhe autogoli i Gunter dy minuta më vonë.

Me këtë fitore Milan merr kreun e Serie A, së paku deri në ndeshjen e radhës së Napolit, me 22 pikë. Verona mbetet në anën tjetër me vetëm tetë pikë në tetë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: