Federata Angleze e ka dënuar trajnerin e Southamptonit për komentet që bëri pas humbjes nga Chelsea

Federata Angleze e ka dënuar trajnerin e Southamptonit për komentet që bëri pas humbjes nga Chelsea

Ralph Hasenhuttl është dënuar nga Federata Angleze e futbollit për komentet e bëra në lidhje me Mike Dean, pas humbjes nga Chelsea më herët këtë muaj.

Dean ishte gjyqtari brenda dhomës së VAR në humbjen 3-1 të Southamptonit në ‘Stamford Bridge’, më 2 tetor, transmeton Periskopi.

Ai këshilloi gjyqtarin Martin Atkinson të shikonte monitorin për karton të kuq potencial kundër James Ward-Prowse për një ndërhyrje në Jorginhon.

Atkinson e bëri këtë dhe pastaj zhvlerësoi të verdhin për ta përjashtuar kapitenin e ‘Saints’ me të kuq.

Hasenhuttl u tall në konferencën për shtyp në ‘Zoom’ pastaj: ”E dini, kur Mike Dean është VAR, ai do ta dërgojë gjyqtarin ta shikojë – dhe pastaj ishte në rregull për mua, mendoj. Ai e dha.

”Por kjo është puna e tij, nuk dua të them është faji i tij sepse nuk e kam parë ende…”

Austriaku tash është goditur me prospektin e një gjobe për këto fjalë dhe klubi ka kohë deri të martën ta apelojë, edhe pse duket se ka pak gjasa ta bëjë këtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: