Drita me epërsi minimale në pjesën e parë ndaj Ulpianës

Drita me epërsi minimale në pjesën e parë ndaj Ulpianës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ulpianës dhe Dritës.

Skuadra nga Gjilani po bën një ndeshje produktive në udhëtim kundër Ulpianës, së paku në 45 minutat e para, shkruan Periskopi.

Drita e mbylli pjesën e parë me epërsi, me anë të një goli që e gjeti në minutën e 27’ të takimit.

Ishte Simonovski ai që gjeti rrugën e golit dhe çoi skuadrën me epërsi në pauzë.

Tri pikët janë tejet të vlefshme për Dritën këtë ndeshje. Mbetet të shihet nëse do të ruhet kjo epërsi. /Periskopi/

Shpërndaje në: