Moggi: E mendoja vetëvrasjen pas Calciopolit
Luciano Moggi në dokumentarin e ri nga ‘Netflix’ ka zbuluar detaje të paditura më herët rreth skandalit që edhe sot ia sheh pasojat futbolli italian.
“E mendoja vetëvrasjen në ditët e para pas lajmit për Calciopoli. Vetëm besimi në Zotin më shpëtoi” ka zbuluar ai në dokumentarin e ri të prodhuar nga Netflix, “Bad Sport”.
Skandali i kurdisjes së ndeshjeve në Serie A para pesëmbëdhjetë viteve dërrmoi ligën italiane por edhe vet klubin më të madh italian, Juventus.
Zonja e Vjetër u poshtërua pasi e zbritën në një ligë më poshtë. Atyre ju hoqën titujt kampion të sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu.
Moggi dhe ish zyrtari i lartë i Juventus Antonio Giraudo ishin shpallur fajtor për blerjen e arbitrimit më të favorshëm. Atyre ju hoqën titujt e sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu.