Komentator Lokaj: Nëse Kosova e merr De Biasin, do të jetë katastrofë
Pas shkarkimit të Bernard Challandes nga detyra e selektorit të Kosovës, kanë filluar të përmenden shumë emra si mundësi për ta zëvendësuar atë.
Mes emrave si Felix Magath, Roberto Carlos e Zenga, vend për t’u spekuluar mbi të po gjen edhe ish-selektori i Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Një koment se si do ta shihte mundësinë që De Biasi ta drejtojë Kosovën ka dhënë edhe opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj.
Lokaj dukshëm është pozicionuar kundër një opsioni të tillë, duke thënë se do të ishte dështim më i madh sesa ishte Challandes. Në gjithë këtë debat, ai ka favorizuar gjermanin Felix Magath.
“Nëse Kosova e emëron italianin do të jetë dështimi më i madh se rezultatet e fundit të Challandes”, ka thënë Lokaj, përcjell Periskopi.
Për mendimin tim nëse ky emërohet Agim Ademi e humb autoritetin mbi Muharrem Sahitin dhe Albert Bunjakin, dy kancerat e futbollit tonë, e nëse emërohet Felix Magath, atëherë tifozët kosovarë kanë arsye të besojnë në futboll të një niveli më të lartë se që kishte me Challandes”, shtoi ai.
Felix Magath, emër shumë i lakuar e që preferohet edhe nga Lokaj, aktualisht është pa skuadër. /Periskopi/