Zyrtare: Shkarkohet Challandes
Në konferencën e sotme për shtyp të ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, është konfirmuar shkarkimi i Bernard Challandes.
Agim Ademi e ka konfirmuar lajmin, duke marrë fjalën i pari, teksa tha:
”Duke marrë parasysh objektivat tona, e falënderojmë punën që ka bërë Challandes, por gradualisht gjatë ardhjes së mëtejshme të tij nuk i kemi përmbush objektivët tanë.
”Në mënyrë të përbashkët sot kemi vendos me ndërpre bashkëpunimin me trajnerin.” /Periskopi.com/