Kritika të ashpra për ‘Spencer’, arsyet pse filmi për Princeshën Diana nuk është pëlqyer
Ekspertët e Pallatit Mbretëror kanë shumë rezerva për filmin e ri që i dedikohet Lady Dianas, rolin e së cilës e luan aktorja Kristen Stewart. Sipas tyre, filmi i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin. “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William.
Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës, William dhe Harry, do të shqetësohen nga skenat ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.
Në pjesë të tjera të filmit detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”,- tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore.
Në film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume markash, në film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.
Filmi ‘Spencer’ nga ‘Neon’ dhe ‘Topic Studios’, do të dalë në kinema më 5 nëntor. Skenari u shkrua nga krijuesi i ‘Peaky Blinders’, Steven Knight.