Trajneri zbulon pse Deontay Wilder refuzoi t’ia zgjaste dorën Tyson Furyt, pas meçit

Trajneri zbulon pse Deontay Wilder refuzoi t’ia zgjaste dorën Tyson Furyt, pas meçit

Deontay Wilder ende beson në të gjitha akuzat që më herët i kishte bërë kundër Tyson Furyt, sipas trajnerit të tij Malik Scott, pasi amerikani refuzoi të tregonte sportivitet dhe respekt ndaj ‘Gypsy King’, pas meçit të shtunën.

”Deontay e shikon Furyn si një njeri me të cilin ka pasur probleme serioze, në lidhje me gjëra të cilat ai mendon dhe akuza të caktuara që dolën dhe gjëra të caktuara që ai i pa me sytë e vetë,” tha trajneri i amerikanit fillimisht, transmeton Periskopi.

”Pasi ata liruan atë energji, tërë atë tension, ai ende u ndje ashtu si u ndje. Kur u largua nga ringu, unë po e ndiqja nga prap, do të shkoja t’ia shtrëngoja dorën garuesit dhe t’i thosha ‘luftë e mirë, burrë’.

”Dhe kur them garuesit nuk mendoj vetëm Tyson Furyt, e kam fjalën për Sugar Hill, me të cilin gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mirë, është trajner i madh, e kam thënë këtë edhe para luftës, një njeri shumë i mirë.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: