‘Ai kurrë nuk mund të më nokautoj’ – deklarata e Wilder vetëm pak orë para se të nokautohej duket qesharake
Deontay Wilder është mposhtur në përballjen triologjike nga Tyson Fury.
Amerikani u nokautua në rundin e 11-të, duke u mposhtur për herë të dytë rresht nga Fury, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, vetëm disa orë para humbjes me nokaut, Wilder kishte dhënë deklaratë të madhe, e cila duket absolutisht qesharake tash kur reflektojmë si shkuan gjërat për të mbrëmë.
Në një emision duke folur përmes ‘Skype’, Wilder tha:
”Ai kurrë nuk më nokautoi. Ai nuk mund të më nokautojë as në natën e tij më të mirë. Ishte një gjë që u ndërlidh me një individ të dobët në kampin tim,” tha fillimisht amerikani.
”Ky meç është shumë personal. Ky meç është më i madh se vetë unë.
”Thënia ime e famshme është; ‘ata duhet të përgatiten për 12 runde, unë duhet të përgatitem vetëm për dy sekonda’.” /Periskopi.com/
E pamundur të mos qeshim me të pas kësaj. /Periskopi.com/
?? Thank you @extratv for having me. ?????? pic.twitter.com/pF90ZOkr4g
— Deontay Wilder (@BronzeBomber) October 9, 2021