Shqipëria ka një hero – Armando Broja i jep përsëri tri pikët ‘kuqezinjve’ ndaj Hungarisë
Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ka një hero të ri në grupin e skuadrës.
Armando Broja është treguar vendimtar edhe një herë në ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë, përsëri ndaj Hungarisë, në fitoren 0:1, shkruan Periskopi.
Shqipëria ishte skuadër dominuese në këtë takim, por nuk mund ta gjente golin deri në minutën e 80’.
Ishte Armando Broja që erdhi nga stoli dhe me një brilancë individuale i siguroi epërsinë skuadrës së Edy Reja.
Shqipëria numëron tani 15 pikë në pozitën e dytë, një pikë më shumë sesa Polonia e vendit të tretë.
Hungaria mbetet në pozitën e katërt, me 10 pikë në shtatë ndeshje. /Periskopi/