Mbyllet pjesa e parë: Hungari – Shqipëri pa gola
Kanë pëfunduar 45 minutat e parë në Puskas Arena.
Shqipëria nuk ka arritur të gjente golin ndaj Hungarisë, në 45 minutat e para të luajtura në Budapest, shkruan Periskopi.
Kombëtarja e Edy Reja pati një mundësi të mirë kur doli në kundërsulm me Keidi Bare, por ky i fundit vonoi pasimin për sulmuesit.
Shqipëria gjatë pjesës së parë humbi Berat Gjimshitin, i cili pësoi një lëndim dhe i la vendin Veselit. /Periskopi/