Suedi-Kosovë: As edhe një ndryshim në formacionin zyrtar të Kosovës
Dardanët kanë udhëtuar drejt Stokholmit, ku do të ndeshen me skandinavët në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Friends Arena” nga ora 18:00.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes kërkon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pas ndeshjeve pozitive në muajin shtator.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Janne Andersen kërkon vetëm fitoren pasi synimi i tyre është kualifikimi.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.
Kujtojmë se është formacioni i njejtë me atë që Challandes e përdori kundër Spanjës.
Formacionet zyrtare
Suedia: Olsen, Krafth, Danielson, Nilsson, Augustinsson; Claersson, Olsson, Ekdal; Forsberg, Kulusevski, Isak.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Bytyqi, Loshaj, Dresevic, Rashani; Rashica, Muriqi