E ardhmja duket e ndritur: Kosova U17 triumfon si mysafire e Austrisë – kryeson grupin

E ardhmja duket e ndritur: Kosova U17 triumfon si mysafire e Austrisë – kryeson grupin

Kombëtarja U17 e Kosovës në futboll ka regjistruar një fitore të madhe kundër Austrisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ fituan me rezultat 1-0, duke grumbulluar pikët e para në Grupin 9, shkruan Periskopi.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Krasniqi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Kosova kryeson grupin së bashku me Slloveninë, e cila zë pozitën e parë pasi ka goldallim më të mirë se kosovarët, teksa shkatërruan Ishujt Faroe me rezultat 8-0.

Nga tri pikë për Kosovën dhe Slloveninë pas ndeshjeve të para në grup. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: