Klubi i njohur gjerman presion skuadrës e stafit: Nuk paguajmë tampone për të pavaksinuarit
Hertha Berlin vazhdon fushatën kundër atyre që nuk janë vaksinuar dhe ka vendosur që futbollistët dhe punonjësit që nuk janë të vaksinuar do të paguajnë nga xhepi i tyre për tamponët e Covid 19.
Në Gjermani, futbollistët duhet t’i nënshtrohen testeve – të cilat kushtojnë rreth 70 euro – dy herë në javë, por Hertha e ka nënshtruar stafin e tyre ndaj testeve gjashtë herë në javë. Drejtori sportiv i Hertha, Fredi Bobic, i tha gazetës gjermane Bild se “90%” e ekipit dhe stafit janë të vaksinuar.
Sipas asaj që bëhet e ditur, rreth 82% e të gjithë lojtarëve të Bundesligës janë vaksinuar. Ekipi i Hertha tashmë është karantinuar dy herë këtë vit për shkak të epidemisë së koronavirusit. Hertha Berlin e filloi keq sezonin e Bundesligës, duke humbur pesë nga shtatë ndeshjet e para të kampionatit.
Deri pak kohë më parë, shoqëria kishte marrë përsipër shpenzimet e të gjithëve, ndërsa tani ka vendosur që ata që nuk janë të vaksinuar do të paguajnë nga xhepat e tyre.