Fuqi tmerruese: Ish-njeriu më i fortë në botë, Eddie Hall shkatërron makinën e boksit pasi e godet
Eddie Hall i ka dërguar një mesazh të qartë rivalit të tij të ardhshëm në boks, Hafthor Bjornsson, duke treguar fuqi tmerruese për ta prishur makinën e boksit në ‘Arnold Sports Festival’, këtë fundjavë.
Ish-njeriu më i fuqishëm në botë, epitet të cilin e kishte fituar në vitin 2017 kur edhe u shpall si i tillë, pritet të boksojë në marsin e ardhshëm pasi data fillestare e meçit u shtye, transmeton Periskopi.
Duke goditur makinën e boksit me fuqi tmerruese, kjo e fundit e pësoi keq teksa iu fikën dritat dhe nuk iu ndezën më.
Kompania e nutricizmit sportiv, ‘Bio-Synergy’ më vonë shkroi: ”Mendojmë se Eddie Hall theu makinerinë tonë, Facebookun, Instagramin dhe Whatsappin me atë goditje.” /Periskopi.com/
Think @eddiehallWSM broke our machine @Facebook @instagram and @WhatsApp with that puch ? #makeithappen #teambiosynergy #strongman pic.twitter.com/90E1NNeyjp
— Bio-Synergy (@Biosynergy) October 4, 2021