Nga Grezda te Kamberi e Xhaka, përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares
Ditëve të fundit ka bërë bujë të madhe një deklaratë e Edy Reja për refuzimin e ftesës nga Taulant Xhaka.
Trajneri i Shqipërisë ka thënë se ka disa herë radhazi që mesfushori ftohet por kthen përgjigje negative. Këtyre deklaratave u reagoi edhe vet anëtari i Basel, duke i përgënjeshtruar.
Por, nuk është hera e parë që në këto dy vite trajneri Edi Reja ka pasur përplasje me lojtarët kuqezinj, përcjell Periskopi.
Fillimisht “kokë turku” u bë Eros Grezda, i cili vazhdon të mos grumbullohet nga Reja.
Ndërsa në fillimin e këtij viti, trajneri u përplas me sulmuesin Florian Kamberi, për të cilin FSHF luftoi shumë për ta marrë.
Përpara ndeshjes me San Marinon më 31 mars, Kamberi u largua për të mos u kthyer më në Kombëtare. Vetë Reja dhe FSHF kanë dribluar për çështjen e sulmuesit. /Periskopi/