Lokomotiva e Zagrebit uron Kosovën në gjuhën shqipe, para ndeshjes me Norvegjinë
Skuadra kroate, Lokomotiva Zagreb, ka dedikuar një postim për Art Smakajn, lojtarin e Kosovës U19.
Smakaj është emëruar në formacionin startues të Kosovës për ndeshjen me Norvegjinë U19, përcjell Periskopi.
NK Lokomotiva i ka uruar lojtarit dhe kombëtares së Kosovës shumë far për këtë ndeshje. Ajo që lë përshtypje është tentimi i tyre për të uruar në shqip.
“Fat i mirë në ndeshje djema!”, shkruan faqja zyrtare e Lokomotivës. /Periskopi/
Sretno našem Smakaju i Kosovskoj U19 reprezentaciji, fat i mirë në ndeshje djema!
Respektabilni klubovi! https://t.co/IBplCtC9qL
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) October 6, 2021