Igli Tare drejt Juventusit? Agnelli shfaq interesim për shqiptarin
Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios mund të largohet drejt Juventusit.
Puna e mirë e bërë nga Igli Tare, ka bërë që Juventus të vihet pas shqiptarit. ‘Zonja e vjetër’ gjithmonë dëshiron të ketë lojtarët më të mirë e më premtues dhe për këtë e duan edhe Igli Taren që t’i shënjestrojë ata.
‘Calciomercato’ shkruan se Agnelli po mendon rrëmbimin e Tare nga Lazio, përcjell Periskopi. Igli ka qenë me romakët që nga vitit 2009 dhe mund të jetë i hapur për lëvizje.
Kontrata e ish sulmuesit të Shqipërisë me Lazion përfundon në vitin 2023.
Tare ka bërë disa goditje të mira me kosto të ulët dhe ishte i aftë të gjeneronte përfitime të konsiderueshme kapitale. /Periskopi/