Shpërthejnë akuzat e rënda seksuale, tronditet futbolli në Australi

Shpërthejnë akuzat e rënda seksuale, tronditet futbolli në Australi

Federata Australiane e Futbollit (FA) thotë se është e përkushtuar të mbështesë Lisa De Vanna, sulmuesen e Matildas, pasi ajo bëri akuza për abuzime historike seksuale. De Vanna pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht dhe izoluar në një numër rastesh gjatë karrierës së saj të mrekullueshme ndërkombëtare, në një intervistë shpërthyese me “The Daily Telegraph”.

36-vjeçarja, e cila u tërhoq nga futbolli profesional muajin e kaluar, pretendon se abuzimi ndaj saj filloi kur ishte në grupin e Young Matildas, 17 vjeçe: “A jam ngacmuar seksualisht? Po. A jam shkatërruar psikologjikisht? Po? E shokuar? Po. A kam parë gjëra që më kanë bërë t’i neveris? Po”. Në artikullin e “Daily Telegraph”, lojtarja e pensionuar kohët e fundit, Rhali Dobson, gjithashtu konfirmoi këtë kulturë toksike.

FA është në procesin e zhvillimit të një hetimi të pavarur të pretendimeve të tilla. Shefi ekzekutiv i saj, James Johnson, tha se ishte “i tronditur nga natyra e akuzave të bëra prej De Vanna dhe Dobson. Ne duhet të pranojmë se në qendër të kësaj kemi dy lojtare që kanë treguar guxim të madh për të folur dhe për të ndarë përvojat e tyre personale.

Federata Australiane e Futbollit ka një qasje me tolerancë zero ndaj çdo sjelljeje, e cila shkel standardet dhe vlerat e pritura nga njerëzit e përfshirë në lojën dhe komunitetin tonë. Në lidhje me Lisa De Vanna, një legjendë e futbollit Australian, jemi seriozë dhe të përkushtuar për të thelluar hetimin dhe kuptuar për çfarë bëhet fjalë.

Mund të them që ne u takuam me Lisa javët e fundit dhe, megjithëse nuk është e përshtatshme të diskutojmë detajet e bisedës, ajo nuk ngriti asnjë nga pretendimet specifike të bëra publikisht. Jemi të përkushtuar për të thelluar hetimin e akuzave dhe zbatimin e proceseve të përshtatshme për të siguruar që Lisa dhe Rhali të kenë mbështetjen e nevojshme në këtë kohë të vështirë”.

De Vanna, e cila fitoi 150 ndeshje me skuadrën e Matilda, foli pasi Liga Kombëtare e Futbollit të Femrave në SHBA shtyu ndeshjet, fundjavën e kaluar, si rezultat i akuzave seksuale kundër trajnerit të North Carolina Courage, Paul Riley, pretendimet që ai i mohoi.

 

Shpërndaje në: