Tyson Fury tregon arsyen pse nuk e merr vaksinën anti-COVID para meçit ndaj Wilder
Tyson Fury ishte infektuar me virusin korona më parë, duke bërë që edhe të shtyhej dueli i tretë mes tij dhe Deontay Wilder.
Megjithatë, përkundër rrezikut që i kanoset, boksieri britanik refuzon të vaksinohet me vaksinën kundër virusit, duke thënë se mund të ketë ndikime në gjendjen e tij fizike.
“Nuk dua që të futem në ring dhe më pas të ndihem i plogësht apo ngjashëm”, ka thënë Fury, transmeton Periskopi.
Fury do të përballet me Deontay Wilder në mbrëmjen e 9 tetorit, për të mbrojtur titullin e kampionit të WBC. /Periskopi/