Sonte luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve: Italia e Spanja kontestojnë biletën e finales së ‘Final Four’

Sonte luhet gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve: Italia e Spanja kontestojnë biletën e finales së ‘Final Four’

Spanja dhe Italia përballen me njëra tjetrën edhe një herë këtë vit, tani në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas një gjysmëfinale sensacionale në Euro 2020, Spanja dhe Italia tani kontestojnë biletën e finales së ‘Final Four’, në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell Periskopi.

Ndeshja mes fitueses së Euro 2020 dhe gjysmëfinalistes luhet me fillim nga ora 20:45.

Fituesja e këtij takimi shkon në finale dhe pret njërën nga Belgjika apo Franca, që po ashtu kanë arritur në këtë fazë.

Secila nga skuadra nga humbëse do të ketë mundësinë që të garojë për pozitën e tretë, me humbësen e çiftit tjetër. /Periskopi/

Shpërndaje në: