Goli i fundit i Beckahm për Man Utd mund të jetë gjuajtja e lirë më e mirë në histori të Premier League
Të gjithë e njohin David Beckham si një prej ekzekutuesve më të mirë të gjuajtjeve të lira.
Anash emrave si Juninho, Andrea Pirlo, Del Piero e Ronaldinho, edhe David Beckham shquhej për goditjet e lira nga më të saktat.
Një ekzekutim brilant të gjuajtjes së lirë anglezi e bënte edhe në atë që ishte goli i tij i fundit me fanellën e Manchester United.
Një gol i realizuar ndaj skuadrës së Everton, mund të jetë gjuajtja e lirë më e mirë në histori të Premier League, përcjell Periskopi.
Goli shënohej në 2002/03, por efeja e goditjes ishte aq brilante saqë e bën një nga më të mirat në histori të Premier League. Shikoni golin më poshtë. /Periskopi/