Joshua ndryshon mendje për duelin Fury-Wilder – ky është parashikimi i ri

Joshua ndryshon mendje për duelin Fury-Wilder – ky është parashikimi i ri

Anthony Joshua ka dhënë disa komente për duelin e madh mes Fury dhe Wilder.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballen me njëri-tjetrin më 9 tetor, për të kompletuar trilogjinë mes tyre.

Para këtij dueli disa komente ka dhënë edhe ish kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua. Ajo që ka rënë në sy është ndryshimi i parashikimit të tij, krahasuar me herën e parë kur fliste për duelin.

Tani, befasishëm, AJ ka dhënë mendimin se Deontay Wilder do të jetë fituesi, përcjell Periskopi.

“Nuk më intereson, por meqë më pyetët, po shkoj me Wilder, sepse ai duke i obsesionuar, sikur vërtetë e do atë triumf”, ka thënë AJ.

“Duket i fokusuar dhe një njeri i fokusuar është i rrezikshëm. Mund të jetë nokaut”, shtoi britaniku.

Më parë, para disfatës ndaj Usyk, Joshua favorizonte Furyn, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar. /Periskopi/

Shpërndaje në: