Ibra ka filluar të bëhet bajat me arrogancë: Kampionatin e fiton skuadra ku luaj unë

Ibra ka filluar të bëhet bajat me arrogancë: Kampionatin e fiton skuadra ku luaj unë

Zlatan Ibrahimovic festoi ditëlindjen e tij të 40-të në mënyrë madhështore dhe tani është i ngazëllyer për kthimin e tij në fushë e parashikuar për ndeshjen kundër Veronës.

“Ndihem i ri, ka kaluar një vit tjetër dhe unë jam vetëm duke pritur të kthehem në fushë – shpjegoi kampioni i Milanit për Le Iene -. Jam më mirë, këto janë vetëm probleme të vogla, por mund të zgjidhen”. “Kush e fiton titullin? Në cilën skuadër luan Zlatan, Milan? E atëherë Milani…”, shtoi ai.

Vitet kalojnë, por Zlatan mbetet gjithmonë i njëjti. Brenda dhe jashtë fushës: me të njëjtën dëshirë për të mahnitur dhe i sigurtë në aftësitë e tij. 40 vitet e sapo mbushura, në fund të fundit, nuk janë aspak problem për Ibrën. Në fakt, sulmuesi i Milanit përsëriti se ai ende ndihet i ri dhe se është gati për sfida të reja.

Sigurisht, disa probleme fizike shfaqen herë pas here, por për Zlatan siguria e të qenit ende konkurrues është e paprekur. Ashtu si dëshira për të fituar tituj të rinj me Milanin. Duke filluar me kampionatin e rradhës. “Kush fiton? Skuadra që ka Ibrën…”, siguroi kampioni suedez me besimin e tij të zakonshëm.

Shpërndaje në: