Bekë Berisha viziton klubin e njohur të karatesë, jep premtimin e bujshëm nëse bëhet kryetar i Istogut

Bekë Berisha viziton klubin e njohur të karatesë, jep premtimin e bujshëm nëse bëhet kryetar i Istogut

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Istogut, Bekë Berisha sot ka vizituar klubin e karatesë “E&E WAZARI”.

Ai është njoftuar nga afër me trajnerin e këtij klubi si dhe është përshëndetur me karateistët e rinj, të cilët ‘stërviten pa ndalur, në çdo kohë dhe çdo vend.’

Berisha ka premtuar mbështetje maksimale për sportistët, derisa ka thënë se ‘së bashku do të nxjerrim kampiona kombëtarë dhe ndërkombëtarë.’

Shikoni më poshtë statustin e tij të plotë:

Vizitë tek klubi i karatesë “E&E WAZARI”, me trajner Leutrim Pepaj.
Bisedë e këndshme më këta talentë të rinjë, të cilët stërviten pa ndalur, në çdo kohë dhe vend edhe pse jo me të gjitha rekuizitat që atyre iu nevojiten.
Unë, si kryetar i ardhshëm i Istogut, premtoj që sporti do të ketë mbështetjen time maksimale, ku së bashku do të nxjerrim kampiona kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Bashkë, për rini dhe sport!
121✅

Shpërndaje në: