Rasti i Emiliano Sala: Cardiff do ta marrë përgjigjen për të gjatë vitit tjetër
Aksidenti tragjik i Emiliano Sala ishte një nga ndodhitë më të hidhura në botën e sportit, në vitin 2019.
Sulmuesi argjentinas do të kompletonte transferimin e tij nga Nantes te Cardiff City, kur këta të fundit ishin duke luajtur në Premier League.
Klubi do të paguante një shumë prej 15 milionë funteve, por transferimi nuk u kompletua kurrë, pasi për fatin e keq, aeroplani me të cilin sulmuesi po udhëtonte drejt Kardifit u rrëzua.
Një gjë mbetet akoma në kontestim mes dy skuadrave; nëse Cardiff do ta paguajë shumën e 15 milionë funteve ose jo.
Sipas raportimeve të fundit, CAS do ta marrë vendimin për këtë çështje gjatë vitit tjetër, përcjell Periskopi.
Cardiff insiston se nuk duhet paguar shumën, ndonëse në kohën kur ndodhi aksidenti ata kishin njoftuar për transferimin e lojtarit, duke vendosur fotografinë e tij edhe në faqe zyrtare të klubit.
Emiliano Sala humbte jetën në aksidentin e 21 janarit 2019. /Periskopi/