Gucci dhe gjyshet tona kanë një të përbashkët këtë vjeshtë!
Ashtu si vjeshtën dhe dimrin e kaluar, edhe këtë vit jelekët më thurje “të gjysheve” do të vazhdojnë të jenë në modë. Këtë e konfirmoi më së miri Gucci me koleksionin e ri, ku shumë nga veshjet janë jelekë të ngrohtë, kryesisht me ngjyra.
Sigurisht, ju nuk duhet t’i keni patjetër Gucci që të duket se po ndiqni #trendin. Mjafton të gjeni jelekë të këndshëm, t’i kombinoni me pak ngjyra ose me një stil minimalist dhe t’i shijoni temperaturat që vijnë duke u ulur, duke qenë ngrohtë.
Jelekët me thurje nuk kanë ardhur vetëm prej Gucci-t, por shumë firma si Burberry etj, po i rikthejnë me ndryshimin e stinëve.