Enrique para ndeshjes me Italinë: Nuk na mungon motivimi, do të jetë ndeshje interesante
Selektori i kombëtares së Spanjës ka dhënë disa komente para ndeshjes që skuadra e tij e luan ndaj Italisë.
Luis Enrique do të synojë Ligën e Kombeve me kombëtaren spanjolle dhe në gjysmëfinale përballet me kampionët e Evropës.
Për këtë ndeshje, Enrique ka thënë se nuk duhet shumë motivim. Ai ka lavdëruar stilin e lojës së Italisë dhe ka thënë se pret ndeshje interesante.
“Ishte atraktive më herët në Euro, tani luajmë ndaj Italisë në Itali në top katër të Ligës së Kombeve”, ka thënë Enrique, përcjell Periskopi.
“Është garë që do donim ta fitonim dhe do jetë e çuditshme përballja ndaj kampionit të Evropës”, shtoi trajneri.
“Do jetë ndeshje interesante, të shohim çfarë lloj paraqitje mund të krijojmë ndaj Italisë. Nuk të duhet më shumë motivim. Mezi pres për ndeshjen”.
“Padyshim, stili i Italisë është ndër më të mirat në rrethinë dhe jam i sigurt se do jetë interesante të shohim prapë”, deklaroi Lucho për UEFA-në.
Spanja dhe Italia vihen përballë njëra-tjetrës nesër, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, që ndryshe njihet edhe si ‘Final Four’. /Periskopi/