Sterling ka marrëveshje me Barcelonën, në janar pritet marrëveshja mes klubeve
Barcelona thuhet se është afër që ta transferojë yllin anglez të Manchester City, Raheem Sterling.
Sterling lidhet me Barcelonën tash e disa muaj, dhe sipas raportimeve të ‘Sport’, lojtari ka dëshirë t’i bashkohet katalanëve.
Thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshje personale me 26 vjeçarin dhe tashmë mbetet të negociohet vetëm marrëveshja me City, përcjell Periskopi.
‘Blaugrana’ e duan lojtarin në formë huazimi dhe qysh në merkaton e janarit.
Sterling do t’i shtonte forcë të madhe skuadrës së Barcelonës që këtë edicion po ngec të rrezikojë nga krahët. /Periskopi/