Zyrtare: Getafe shkarkon trajnerin
Skuadra nga La Liga, Getafe, ka vendosur që të shkarkojë kryetrajnerin.
Michel nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Getafe, kur lojtarët të kthehen nga grumbullimi me kombëtare, përcjell Periskopi.
Faqja zyrtare e skuadrës nga La Liga bën të ditur se Michel dhe pjesa tjetër e stafit të trajnerëve nuk do të jenë më pjesë e skuadrës.
Bordi i drejtorëve ua ka kumtuar këtë lajm atyre, gjatë ditës së sotme.
Getafe ka falënderuar ata për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, por kanë vendosur të ndajnë rrugët. /Periskopi/