Sinjalizuesja e Facebookut del me emër e mbiemër: Facebooku është vend helmues
Ish sinjalizuesja e Facebook-ut që ishte përgjegjëse për një varg rrjedhjesh bombastike të dokumenteve e ka zbuluar identitetin.
Frances Haugen, 37 vjeçare, që kishte punuar si menaxhere e prodhimit në ekipin e dezinformatave në Facebook, u intervistua të dielen nga CBS.
Ajo u deklarua që dokumentet të cilat rrodhën dëshmuan që Facebook-u në mënyrë të përsëritur kishte prioritetizuar “rritjen para sigurisë”, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Facebooku kishte thënë se dokumentet që rrodhën ishin çorientuese.
Në intervistë, znj. Haugen tha se e kishte lënë Facebook-un në fillim të këtij viti pasi ishte zemëruar me kompaninë.
Para se të largohej, ajo kishte kopjuar një varg memosh dhe dokumentesh të brendshme.
Ajo i kishte ndarë dokumentet me Wall Street Journal, e të cilat janë publikuar në tri jafët e fundit – nganjëherë duke iu referuar si Dosjet e Facebookut (Facebook Files).
Këto zbulime përfshinë dokumente që treguan se figura të estradës, politikanë dhe përdorues të profilit të lartë në Facebook ishin trajtuar ndryshe nga kompania për dallim nga njerëzit e rëndomtë.
Nga hulumtimet e brendshme të Facebook-ut (që është pronare e Instagramit) ishte gjetur se Instagrami kishte pasur negativ në shëndetin mendor te tinejxherët por nuk i kishte ndarë këto gjetje.
Haugen do të dëshmojë para një nënkomiteti të Senatit nesër [e martë, 5 tetor] në një seancë dëgjimore të titulluar “Mbrojtja e Fëmijëve Online”. /Periskopi