Milan e paska seriozisht – tri pikë edhe në Bergamo ndaj Atalantas
Milan ka konfirmuar formën e mirë në Serie A duke mposhtur edhe skuadrën e Atalanta.
Skuadra e Pioli ka dëshmuar se e ka seriozisht këtë edicion në Serie A, duke fituar 2:3 në një terren të vështirë si ai i Atalantas në Bergamo, shkruan Periskopi.
Mysafirët kaluan në epërsi qysh pas 30 sekondave, kur Calabria dërgoi topin në rrjetë për 0:1.
Pak para fundit të pjesës së parë, Milan shënoi me mesfushorin Sandro Tonali, për rezultatin 0:2.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat gjetën golin. Ishte fillimisht Rafael Leao që mbyti shpresat e Atalantas me golin e minutës së 78′, kurse pas tij, Zapata shënoi në minutën e 86′ nga penalltia për golin e parë të nikoqirëve, shkruan Periskopi.
Atalanta shënoi edhe një herë në minutën e fundit të takimit për rezultatin final 2:3, me anë të Pasalic, por nuk kishin kohë të rrezikonin më shumë.
Kështu, me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 19 pikëve, duke pasur tashmë vetëm 2 pikë më pak se liderët e Napoli, kurse Atalanta mbetet me 11 pikë. /Periskopi/