Rrahmani shënon golin e fitores, Napoli merr tri pikë ndaj Fiorentinës
Napoli ka marrë një tjetër fitore në Serie A, për të konfirmuar formën e jashtëzakonshme këtë fillim sezoni.
Skuadra e Luciano Spalletti ka shënuar fitore 1:2, në një ndeshje ku Amir Rrahmani ishte heroi, shkruan Periskopi.
Napoli ishte fillimisht në disavantazh, pasi Martinez Quarta shënoi për 1:0 në minutën e 28’ të takimit.
Megjithatë, Hirving Lozano barazoi shifrat në 1:1, pasi Lorenzo Insigne doli huq nga penalltia.
Në pjesën e dytë, qendërmbrojtësi i Kosovës doli në skenë për të vjedhur spektaklin dhe për të shënuar golin e fitores.
Amir Rrahmani shënoi për 1:2 në minutën e 50’. Ky gol u shënua me kokë, pas një harkimi të Zielinski.
Kësisoj, Napoli merr fitoren e shtatë në po aq ndeshje të luajtura, për të shkuar në 21 pikë. Fiorentina në anën tjetër mbetet me 12 pikë. /Periskopi/