Kina, jo Rusia, është kërcënimi më i madh për Kosovën
Rusia ka qenë mbrojtësi kryesor i Serbisë, duke i ofruar asistencë sigurie dhe mbulesë diplomatike duke minuar vazhdimisht përpjekjet shtet-ndërtuese të Kosovës që të merrte njohje më të madhe globale.
Sot, megjithatë, influenca ruse po zbehet. Kina ka mbushur zbraztinë me diplomaci ekonomike; Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin influencën në rritje të Pekinit dhe të ruhen kundër aktiteve të saj keqdashëse.
Ballkani Perëndimor ka qenë prioriteti strategjik i Rusisë prej që Nato kishte intervenuar për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Presidenti rus Vladimir Putin ende ndezet ndaj momentit unipolar të Ameriës. Ai nuk është i motivuar nga solidariteti sllav, por nga anti-amerikanizmi dhe armiqësia ndaj vlerave liberale.
Rusia dhe Kina punojnë në tandem. Lideri Xi Jinping dhe Putini janë të bashkuar përmes sensit të tyre të poshtërimit historik. Ato kundërshtojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet Euro-Atlantike. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq është një figurë që me zell kërkon t’i plotësojë kërkesat e tyre.
Kina e ka kaluar Rusinë për influencën autoritare në rajon. Po ashtu e ka zëvendësuar Rusinë si mbështetësi kryesor i Serbisë. Ndërsa Rusia kërkon që të ushqejë kaos dhe jostabilitet, Kina sistematikisht po merr hapa për të integruar dhe kontrolluar ekonomitë e shteteve të Ballkanit.
Diplomacia kineze e borxhit
Influenca e Rusisë po zbehet jo veç në Kosovë, por në mbarë rajonin. Mali i Zi iu bashkua NATO-s në vitin 2017 përkundër kundërshtimeve të Rusisë, pasuar nga Maqedonia e Veriut. Rumania bllokoi anijet e ushtrisë ruse që bënin dërgesa në Serbi në vitin 2019. Në vitin 2020, Serbia anuloi pjesëmarjjen e saj në “Vëllazërinë Sllave”, ushtrime ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Serbia dhe Kina, në anën tjetër, kanë gjetur pika të përbashkëta përmes Iniciativës së Brezit dhe Rrugëve [BRI] të Kinës. Financimi i saj i dërrmon shtetet me borxhe dhe ushqen korrupsionin. Kina përfiton duke kapur resurset që duhen për zhvillimin ekonomik. Mali i Zi, veçanërisht, është tepër i lëndueshëm ndaj yshtjes grabitçare kineze për të kontrolluar porte dhe infrastrukturë.
Financimi vjen me një çmim. BRI-ja i lë shtetet të nënshtruara ndaj agjenxës politike të Pekinit. Serbia mbështeti goditjen kineze ndaj demokracisë në Hong Kong, abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang, dhe qëndrimin e fortë kundër Tajvanit.
Derisa bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë ka avancuar, bashkëpunimi i sigurisë mes Rusisë dhe Serbisë ka çaluar. Megjithëse Serbia është një vëzhguese në Organizatën e Sigurisë të udhëhequr nga Rusia, i ka mbajtur 13 ushtrime ushtarake me NATO-n dhe vetëm katër me Rusinë në vitin 2018. Rusia i tensionoi edhe më shumë marrëdhëniet me Serbinë duke i transferuar gjashtë avionë luftaraë MIG-29, e më pas duke dërguar projektin e riparimit prej 185 milionë dollarëve. Serbët u tërbuan kur panë në një video një oficer të GRU-së në ambasadën e Rusisë në Beograd derisa i jepte ryshfet një ish zyrtari serb.
Serbia është në treg për pajisje të ndryshme e të shumëllojshme ushtarake. Në gushtin e 2020-s, Serbia u pajtuatë blinte sistemin raketor FK-3. Serbia po ashtu zgjodhi sistemin e mbrojtjes ajrore nga Franca, para teknologjisë ruse.
Në vitin 2019, tregtia e Serbisë me Rusinë dhe Unioni Ekonomik Euro-aziatik i udhëhequr nga Rusia ishin vetëm tetë për qind e tregtisë së përgjithshme të Serbisë, me eksportet që kishin vlerën e 5.4 dhe importet 9.4 për qind. Kina po dëshmohet të jetë një partner më i mirë ekonomik, duke i ofruar 4 miliardë dollarë në investime direkte dhe mbi 5 miliardë në hua dhe projekte infrastrukturore.
Huawei, gjiganti kinez i telekomunikimeve, është instrument i politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë së Kinës. Si pjesë e “Rrugës digjitale të Mëndafshit”, ShBA-ja akuzoi Huawein se po avanconte interesat e Kinsë duke mbledhur informacione për qëllime të inteligjencës, diçka që Huawei e ka mohuar. Huawei fasilitohet përmes kanaleve komerciale, e po ashtu edhe përmes Qendrës së Digjitalizimit dhe Inovacionit në Beograd. Për dallim nga Serbia, ka një prezencë të fortë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kina ishte mjaft e shkathtë edhe në diplomacinë e vaksinës. Serbia fillimisht u mbështet në Sputnik, vaksinën ruse për Covid-19. Sot, po e zgjeron bashkëpunimin me Kinën, duke përdorur Sinovac në përgjigjen ndaj pandemisë.
NATO duhet ta marrë Kosovën deri më 2028.
Kapaciteti i Kinës është i mbivlerësuar. Reputacioni i Xi-së është njollosur nga mungesa e transparencës mbi pandeminë Covid-19. Mrekullia ekonomike e Kinës po ngadalëson; rritja ekonomike ishte vetëm 6.6 për qind në vitin 2018, shkallën më të ulët në 28 vjet. Popullata e saj po moshohet, duke e ngadalësuar edhe më shumë rritjen ekonomike. Partia komuniste kineze përbëhet nga elita, që zor se përfaqësojnë 1.4 miliardë kinezët.
Kosovës i duhet një përgjigje e çeliktë ndaj qëllimeve të këqija të Rusisë dhe Kinës. Duhet ta lansojë një “Grup planifikues strategjik mbi Rusinë dhe Kinën” për të studiuar aktivitetet e tyre dhe për të zhvilluar një përgjigje politike dhe të sigurisë.
I vyen një strategji rajonale dhe një plan komunikimesh. Kosova duhet të bashkëpunojë me fqinjtë që mendojnë njësoj për të mbledhur dhe ndarë informacione. Duhet ta zgjerojë bashkëpunimin edhe me agjencitë perëndimore të inteligjencës.
ShBA-ja mund t’i ndërtojë forcat e armatosura të Kosovës përmes trajnimesh dhe pajisjesh që përputhen me standardet e NATO-s. Duhet të konsiderohet Harta e Ecjes për Bashkëpunim të Mbrojtjes me Kosovën, e ngjashme me marrëveshjet amerikane me shtetet Baltike.
Nato mund të luajë rol thelbësor në ndërtimin e kapacitetit të Kosovës, duke i dhënë Kosovës një rrugë të shpejtë të anëtarësimit deri më 2028.
Derisa Kina çon përpara operacionet e saj keqdashëse, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një strategji më efektive të kundër-inteligjencës. Rritja paqësore e Kinës është mit. Ndërsa Rusia është ende kërcënim, rritja e Kinës është kërcënim më i madh.
*Phillips ka qenë Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Punëve të Jashtme në Departamentin amerikan të Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama.
*Përktheu: Periskopi