Fidan Aliti shënon me fanellën e Zurich, por në portën e vet
Fidan Aliti ka lënë gjurmët e tij në ndeshjen Zurich – Sion.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti, nuk ka bërë ndeshjen më të mirë të mundshme sot kundër Sion.
Në minutën e 63’ të ndeshjes, Aliti ka dërguar topin në rrjetën e tij, shkruan Periskopi.
Autogoli i Alitit vuri skuadrën e tij në presion të madh pasi çoi shifrat në 2:2.
Tani, skuadra e Zurich po udhëheq 4-2, pas dy golave të shpejt nga Ceesay dhe Marchesano. /Periskopi/