Teknologjia e re mund ta zbulojë misterin e frikshëm të avionit që u zhduk derisa po fluturonte dhe KURRË nuk u gjet

Teknologjia e re mund ta zbulojë misterin e frikshëm të avionit që u zhduk derisa po fluturonte dhe KURRË nuk u gjet

Misteri rreth fluturimit MH370 mund të zgjidhet së shpejti, pas zhvillimeve të fundit me teknologjinë.

Avioni i ‘Malysia Airlines’, fluturimi 370, u zhduk në mars të vitit 2014 derisa po udhëtonte drejt Beijingut, me 238 pasagjerë në bord. Avioni u zbulua se po shkonte nëpër një rrugë jo të planifikuar, mirëpo, u zhduk në rrethana të mistershme.

Ndërsa mbeturinat u gjetën si rezultat i dy kërkimeve në shkallë të gjerë, avioni nuk është gjetur kurrë. Dhe megjithëse ka pasur shumë teori rreth zhdukjes së avionit, asnjë nuk është dëshmuar ende, transmeton Periskopi.

Mirëpo, teknologjia e re tash mund ta parashikojë lokacionin e fundit të avionit dhe të zbulojë misterin rreth këtij fluturimi tash e shtatë vite.

Malaysia Airlines Boeing 777 airliner 9M-MRG departing Melbourne International Airport

Kërkimi i fundit për avionin, i cili u zhduk në Oqeanin Indian, zuri vend në vitin 2018, raporton ‘Mirror’.

Një territor prej 500 mijë miljeve u mbulua nga kërkimi, duke përdorur pajisje nën ujore. Sidoqoftë, kërkimi nuk pati rezultate.

Tash, me lajmet se teknologjia ka avancuar sipas raporti nga ‘The Times’, potencohet se me ndihmën e saj mund të sigurohen të dhëna historike rreth sinjaleve të radios që janë përhapur nga përplasja e avionit.

MH370 - Puri, India. 12th Mar, 2014. Sand artist Sudarshan Pattnaik works on a sand sculpture praying for the missing Malaysian Airlines flight MH370, at a beach in Puri, India, March 12, 2014. Credit: Stringer/Xinhua/Alamy Live News

Me anë të teknologjisë, besohet se minutat e fundit të fluturimit mund të gjurmohen me një saktësi të konsiderueshme, gjë që do të rezultonte në një zonë kërkimi më specifike.

 

 

 

Shpërndaje në: