Domgjoni ka aplikuar për pasaportën e Kosovës, ambasada në Holandë: Jemi të nderuar

Domgjoni ka aplikuar për pasaportën e Kosovës, ambasada në Holandë: Jemi të nderuar

Toni Domgjoni do të jetë i disponueshëm për Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Anipse ende nuk ka marrë leje nga FIFA për të luajtur me Dardanët, mesfushori i talentuar tanimë ka aplikuar për pasaportën e Kosovës në Ambasadën tonë në Holandë.

Ka qenë faqja zyrtare e Konsullatës së Kosovës në shtetin holandez që ka publikuar disa foto nga aplikimi i Domgjonit për pasaportë.

“Toni Domgjoni është ardhja më e re në Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ambasada e Kosovës në Holandë u nderua që e priti atë për aplikim të pasaportës. Suksese Toni”, ka shkruar faqja zyrtare.

Nga vera e vitit 2021, Domgjoni është bashkuar me skuadrën e famshme holandeze, Vitesse ku ka kontratë deri në vitin 2024.

Shpërndaje në: