Suarez rreth gjestit të telefonit: Ishte për ata që e dinë, e kam numrin e njejtë

Suarez rreth gjestit të telefonit: Ishte për ata që e dinë, e kam numrin e njejtë

Luis Suarez e shënoi golin e dytë për Atletico Madridin kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, të shtunën në mbrëmje.

Suarez pasi e shënoi golin, bëri një gjest telefonik dhe pas ndeshjes e shpjegoi se kujt i drejtohej, edhe pse e mohoi se e kishte për ish-trajnerin Ronald Koeman.

“Ishte për njerëzit që e dinë që unë kam të njëjtin numër dhe se unë jam ende duke përdorur të njëjtin telefon”, tha ai pas ndeshjes.

“Nuk ishte për Koeman, aspak”, tha Suarez.

“Nëse doni të dini … unë kisha bërë shaka me fëmijët e mi se do ta bëja këtë”.

Suarez nuk e festoi golin e tij për shkak të respektit të tij për Barcelonën, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Unë tashmë e dija se nëse do të shënoja nuk do të festoja golin”, tha ai.

Me fitoren, Suarez ishte i kënaqur.

“Jam i lumtur me fitoren e skuadrës, e cila është ajo që ne donim”, përfundoi Suarez.

Shpërndaje në: